Ndërlidhjet

Clinton uron myslimanët kosovarë për festën e Bajramit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një telegram urimi për festën e Kurban Bajramit nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Në telegram, Sekretarja Clinton u uron Kurban Bajramin myslimanëve në të gjithë botën, duke shprehur përshëndetjet më të përzemërta për ata që kthehen në shtëpitë e tyre pas pelegrinazhit të sivjetshëm në Haxh dhe duke theksuar vlerat dhe mesazhet që përçon ky ritual.

“Ne emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, u uroj vëllezërve dhe motrave myslimane përreth botës një festim të lumtur të Kurban Bajramit dhe rikthim të sigurt në shtëpi të atyre që kthehen nga Haxhi”, thuhet në telegramin e urimit të sekretares Clinton, dërguar ministrit Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG