Ndërlidhjet

BE kërkon rikthimin e përkohshëm të vizave për Ballkanin


Luksemburg, 25 tetor 2012.

Luksemburg, 25 tetor 2012.

Ministrat e disa vendeve të Bashkimit Evropian janë takuar sot në Luksemburg, për të diskutuar mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për disa vende të Ballkanit.

Ministrat kanë argumentuar se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil.

Komisionarja për Çështje të Brendshme e BE-së, Cecilia Malmstrom, ka thënë se keqpërdorimi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” prejse Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengenit.

Politikanët e BE-së thonë se shumica e azil-kërkuesve nxiten nga motivet ekonomike.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian aktualisht po diskutojnë legjislacionin që do të lejonte rifutjen e përkohshme të vizave në situata të caktuara.
XS
SM
MD
LG