Ndërlidhjet

Ish-sekretari i Bushit mbështet Obamën


Colin Powell
Colin Powell
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka shprehur mbështetjen e tij për presidentin aktual, Barack Obama, në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Powell ka shërbyer si sekretar nën presidentin republikan, George Bush, dhe është ndarë nga partia e tij katër vjet më parë.

“Unë kam votuar për të (Obamën) në vitin 2008 dhe do të votoj edhe më 2012. Do të votoj për të dhe nënpresidentin Joe Biden muajin e ardhshëm”, ka thënë Powell.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “kanë prekur lartësi nën Obamën, pavarësisht dobësive të vazhdueshme ekonomike”.

Powell ka lëvduar politikën e jashtme të presidentit, ndërsa ka shprehur shqetësim për pikëpamjet e kandidatit republikan, Mitt Romney.
XS
SM
MD
LG