Ndërlidhjet

Rebelët raportojnë avancim në Alepo


Alepo
Alepo
Në Alepo të Sirisë janë raportuar luftime të ashpra, në prag të armëpushimit të propozuar për Festën e Bajramit.

Aktivistët thonë se rebelët kanë marrë nën kontroll dy qarqe të qytetit dhe se përleshje të rënda janë zhvilluar rreth aeroportit ushtarak.

Qeveria siriane pritet të njoftojë nëse pranon ose jo armëpushimin e përkohshëm gjatë Kurban-Bajramit, i cili nis të premten.

Autoritetet kanë thënë se janë duke studiuar planin e mbështetur nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi.

Revolta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad ka përfshirë Sirinë qysh në mars të vitit të kaluar. Mbi 35,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG