Ndërlidhjet

Clinton dhe Ashton, të shqetësuara me Ukrainën


Clinton dhe Ashton - foto arkivi
Clinton dhe Ashton - foto arkivi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, kanë shprehur shqetësimin e tyre për trendet politike në Ukrainë, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Clinton dhe Ashton kanë publikuar një opinion të përbashkët në gazetën “International Herald Tribune”.

Ato kanë thënë se janë të shqetësuara me raportet që flasin për përdorimin e burimeve administrative për të favorizuar kandidatët e partisë në pushtet, si dhe për vështirësitë me të cilat përballen disa media.

Clinton dhe Ashton kanë shkruar edhe për nevojën e adresimit të “persekutimeve selektive”, përfshirë rastin e ish-kryeministres Yulia Tymoshenko dhe të katër ish-zyrtarëve të tjerë të lartë.

Zgjedhjet e së dielës në Ukrainë janë zgjedhjet e para kombëtare prejse presidenti Viktor Yanukovych ka mundur Tymoshenkon në presidencialet e 2010-ës.

Vitin e kaluar, Tymoshenko është dënuar me shtatë vjet burgim, për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve me detyrën zyrtare.
XS
SM
MD
LG