Ndërlidhjet

BE: Negociatat me Serbinë, kur të normalizohet me Kosovën


Beograd

Beograd

Serbia do të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian kur të përmbushë të gjitha kushtet që ka vendosur Këshilli i Evropës, ka deklaruar për mediat serbe Peter Stano, zëdhënës i komisionarit për zgjerim të BE-së, Stefan Fuele.

“Rruga që duhet të nisë Serbia për të hyrë në një fazë të re të procesit të zgjerimit është e qartë: përmbushja e kritereve të domosdoshme, e sidomos përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Stano.

Diplomatët evropianë vazhdimisht i kanë kërkuar Serbisë që të zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në kuadër të dialogut teknik, të vazhdojë bisedimet me palën kosovare dhe të shpërbëjë institucionet e saj paralele nga veriu i Kosovës, për të avancuar drejt Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG