Ndërlidhjet

Siria në armëpushim gjatë Festës së Bajramit


Idlib, Siri
Idlib, Siri
Komanda e ushtrisë siriane ka thënë se do të pezullojë operacionet ushtarake kundër rebelëve gjatë Festës së Kurban Bajramit.

Lajmi është konfirmuar nga televizioni sirian në Damask.

“Me rastin e Festës së Shenjtë të Bajramit, lidershipi i përgjithshëm i ushtrisë dhe forcave të armatosura ka njoftuar pezullimin e operacioneve ushtarake në Republikën Arabe të Sirisë, nisur nga e premtja, më 26 tetor, deri të hënën, më 29 tetor”, ka lexuar njoftimin folësi i lajmeve.

Sidoqoftë, ushtria siriane ka thënë se rezervon të drejtën për të reaguar ndaj sulmeve të rebelëve.

Pezullimin e luftimeve e kanë pranuar edhe rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilët po ashtu kanë paralajmëruar se do të reagojnë nëse forcat qeveritare shkelin marrëveshjen.

Armëpushimi është iniciuar nga Kombet e Bashkuara me shpresën se do të çojë në bisedime midis palëve luftuese.
XS
SM
MD
LG