Ndërlidhjet

Panetta, i shqetësuar për sulmet kibernetike


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, ka thënë se “vetëm disa vende në botë” janë në gjendje të kryejnë sulme kibernetike, të tilla që kanë goditur kompaninë e naftës së Arabisë Saudite këtë verë.

“Sulmi i sofistikuar ka qenë njëri nga sulmet e para që kemi parë të shkatërrojë kompjuterët”, ka thënë Panetta.

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë thënë se Irani besohet se qëndron pas sulmit të 15 gushtit, i cili i ka bërë të padobishëm më shumë se 30,000 kompjuterë.

Teherani zyrtar ka mohuar përfshirjen.

Panetta ka thënë se nuk do të komentojë informacionet e klasifikuara. Ai ka thënë se sulmi “ngre shqetësime të jashtëzakonshme” për sulme të ngjashme në rrjetin e energjisë kombëtare dhe në sistemin financiar.
XS
SM
MD
LG