Ndërlidhjet

Netanyahu dhe Lieberman bashkohen në zgjedhje


Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Partia politike e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ajo e partnerit kryesor të koalicionit, ministrit të Jashtëm, Avigdor Lieberman, do të formojnë një listë të përbashkët për të konkurruar në zgjedhjet e 22 janarit.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë udhëheqësit e partive.

Ministri i Mjedisit, Gilad Erdan, zyrtar i lartë i partisë së Netanyahut, ka thënë se rezultati i bashkimit do të jetë “një kamp nacionalist, i përcaktuar qartë”.

Liberman jeton në një vendbanim hebraik në Bregun Perëndimor dhe ka fyer publikisht presidentin palestinez, Mahmoud Abbas. Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Abbasi që të nisë bisedime për paqe me qeverinë e Netanyahut.
XS
SM
MD
LG