Ndërlidhjet

logo-print

Microsoft-i lanson Windows 8-ën dhe tabletën Surface


Nju Jork, 25 tetor 2012.

Nju Jork, 25 tetor 2012.

Gjiganti i softuerit Micorsoft ka lansuar sistemin operativ Windows 8 dhe kompjuterin tabletë Surface.

Kreu i njësisë së Windows-it në Microsoft, Steven Sinofsky, i ka bërë publike të rejat teknololigjike para 1,000 përfaqësuesve të mediave dhe industrisë në Nju Jork.

Windows 8 dhe Surface, i cili ka për qëllim të sfidojë iPad-in e kompanisë Apple, kanë dalë në shitje në mesnatën e së enjtes.

Deri në fund të janarit, përdoruesit e Windows XP, Windows Vista ose Windows 7 mund të pajisen me Windows 8 për 40 dollarë.
XS
SM
MD
LG