Ndërlidhjet

OKB: Përplasje për vendbanimet izraelite


Ilustrim

Ilustrim

Hetuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat humane në territoret palestineze ka bërë thirrje për bojkotim të të gjitha kompanive që kanë marrëdhënie me vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Në një raport të paraqitur para Asamblesë së OKB-së, Richard Falk ka thënë se “ritmi i ndërtimeve izraelite në territoret e pushtuara është përshpejtuar” dhe se “Izraeli ka injoruar rezolutat e Kombeve të Bashkuara që dënojnë praktikën e tillë”.

Misioni i Izraelit në OKB e ka quajtur raportin “të njëanshëm” dhe ka bërë thirrje për zëvendësimin e Falkut.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, ka thënë se apeli i tij për bojkot “është i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm”.

Por, përfaqësues të disa vendeve të tjera, përfshirë Egjiptin dhe Iranin, ka thënë se raporti “është i drejtë dhe i balancuar”.
XS
SM
MD
LG