Ndërlidhjet

Obama voton në Çikago


Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama ka hedhur votën e tij për zgjedhjet e 6 nëntorit në qytetin e tij, Çikago.

Obama, i cili po kandidon për një mandat të dytë në detyrë, është presidenti i parë amerikan që merr pjesë në votimin e hershëm.

Obama tregoi patentë- shoferin e tij pasi një punonjës i zgjedhjeve kërkoi ta shihte fotografinë e tij, para se ai të votonte.

Zonja e Parë Michelle Obama votoi gjithashtu në votimin e hershëm.

Sikur, Obama ashtu edhe kandidati republikan Mitt Romney, iu kanë kërkuar mbështetësve të tyre, që të votojnë para ditës së zgjedhjeve në shtetet që lejojnë votimin e hershëm.

Është vlerësuar se 7 milionë e 200 mijë njerëz tashmë kanë hedhur votën e parakohshme.

Sondazhet tregojnë se Obama dhe Romney janë në një garë shumë të ngushtë për t’u bërë presidenti i ardhshëm amerikan.
XS
SM
MD
LG