Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë ndërfetare në Birmani, mbi 100 të vrarë


Harta e Birmanisë

Harta e Birmanisë

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në dhunën disa ditëshe me motive etnike dhe fetare në Birmani.

Një zëdhënës i shtetit perëndimor të Rakhines tha se të paktën 112 njerëz kanë vdekur në përleshjet mes budistëve rakinë dhe myslimanëve të Rohingias.

Dy mijë shtëpi janë djegur.

Dhuna filloi të dielën, kur pakica rohingias protestoi për shkak të mungesës së ndihmës dhe ushqimit në fshatrat e saj.

Dhuna pason luftimet e qershorit, në të cilat mbeten të vrarë dhjetëra njerëz dhe u zhvendosën dhjetëra mijëra të tjerë.

Vala e fundit e dhunës bëri që organizata kryesore islamike e Birmanisë të anulojë festimet për Bajram.
XS
SM
MD
LG