Ndërlidhjet

logo-print

Opozitari rus akuzohet për komplot të trzirave masive


Lideri i opozitës ruse, Fronti i Majtë, Sergei Udaltsov

Lideri i opozitës ruse, Fronti i Majtë, Sergei Udaltsov

Lideri i opozitës ruse, Fronti i Majtë, Sergei Udaltsov, është ngarkuar me akuzën se ka bërë përgatitje për të organizuar trazira masive kundër regjimit të presidentit Vlladimir Putin.

Një zëdhënës i Komitetit Hetues tha se Udaltsov ka hedhur poshtë akuzat gjatë marrjes në pyetje.

Udaltsov i është bindur urdhrit për t’u paraqitur para Komitetit Hetues për t’u marrë në pyetje. Duke arritur në ndërtesë, ai ka deklaruar se është i pafajshëm.

“Jam i pafajshëm. Shkoj me kokë lart. Nëse më arrestojnë, shpresoj se shoqëria nuk do heshtë dhe do të ketë protesta masive, unë do të jem mirë, shpresoj se çdo gjë do jetë mirë dhe Rusia do të jetë e lirë”, tha Udaltsov.

Autoritetet ruse thanë se Udaltsov nuk është dërguar në paraburgim, por i është ndaluar ta lëshojë Moskën.
XS
SM
MD
LG