Ndërlidhjet

logo-print

Çmimi Sakharov u ndahet dy iranianëve


Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi

Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi

Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi nga Irani janë fituesit e këtij viti të çmimit Sakharov për Liri të Mendimit.

Ata janë iranianët e parë që fituan këtë çmim, që ndahet nga Parlamenti Evropian. Lajmi u bë i ditur sot në Strasburg.

Avokatja Nasrin Sotoudeh përfaqëson aktivistët opozitarë iranianë dhe të burgosurit që përballen me dënimin me vdekje.

Vitin e kaluar, ajo u akuzua për shkelje të ligjeve kombëtare iraniane të sigurisë dhe u dënua me 11 vjet burgim.

Nga ana tjetër, regjisori i filmit, Jafar Panahi u dënua me gjashtë vjet burgim në vitin 2010 dhe njëkohësisht iu ndalua prodhimi i filmave për 20 vjetët e ardhshëm, bazuar në akuza të ngjashme.

Çmimi Sakharov nderon njerëzit apo organizatat që angazhohen në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit. Gjithashtu çmimi përfshin një shpërblim prej 50 mijë eurosh.
XS
SM
MD
LG