Ndërlidhjet

Rusia shënon 10 vjetorin e rrethimit të teatrit


Pamje nga ceremonia përkujtimore
Pamje nga ceremonia përkujtimore
Rusia po e shënon 10 vjetorin e përfundimit të rrethimit të Teatrit Dubrovka në Moskë.

Më 23 tetor të vitit 2002, rreth 50 militantë të armatosur morën peng rreth 700 njerëz në një teatër në Moskë, me kërkesën që Rusia t’i tërhiqte trupat nga Çeçenia.

Nga 700 personat që mbaheshin peng, 130 prej tyre vdiqën pas 57 orësh. Ata u vranë nga hedhja e gazit në teatër, që kishte për qëllim mposhtjen e militantëve.

Ata janë përkujtuar sot gjatë një ceremonie përkujtimore të mbajtur jashtë teatrit, ndërsa familjarët e viktimave ndezën qirinjë dhe lëshuan 130 balona në qiell, në shenjë respekti dhe përkujtimi për ta.
XS
SM
MD
LG