Ndërlidhjet

Malala vizitohet nga familja në Angli


Malala Yousafzai

Malala Yousafzai

Vajza pakistaneze Malala Yousufzai, e cila u qëllua nga talibanët pakistanezë më herët këtë muaj, është vizituar nga familja e saj në një spital në Angli.

Babai i saj, Ziauddin Yousafzai tha sot se vajza e tij është duke u shëruar në spitalin Queen Elizabeth në qytetin e Birminghamit, në Anglinë Qendrore.

Ai tha se Malala do të kthehet në shtëpi pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Britani, pavarësisht kërcënimeve të reja nga talibanët kundër saj.

Malala, 15 vjeçare, u dërgua në Britani pas sulmit të 9 nëntorit nga talibanët, i cili ngjalli reagime të shumta kudo në botë.
XS
SM
MD
LG