Ndërlidhjet

Në Japoni ka ende peshq të helmuar, si pasojë e Fukushimës


Ilustrim
Ilustrim
Një hulumtim i ri tregon se niveli i helmimit radioaktiv në disa peshq që u zunë në bregun lindor të Japonisë vazhdon të jetë më i lartë se normalja, më shumë se një vit që nga koha kur ndodhi fatkeqësia bërthamore në Fukushima.

Kimisti i marinës, Ken Buesseler ka shpalosur të dhënat e hulumtimit, duke i publikuar ato në revistën amerikane “Science”.

Aty tregohet se shumica e peshqve të mbledhur në afërsi të bregut verilindor të Japonisë janë brenda kufijve të sigurt. Por disa peshq të zënë në afërsi të Fukushimës konsiderohen si të papërshtatshëm për konsum, bazuar në udhëzimet administrative të Japonisë, thuhet në studim.

Kimisti erdhi në përfundim se infektimi i vazhdueshëm mund të jetë si pasojë e rrjedhjeve të nivelit të ulët nga objekti apo nga fundërrina e oqeanit.
XS
SM
MD
LG