Ndërlidhjet

logo-print

PE kritikon zgjedhjet në Bjellorusi


Një nga mbledhjet e Parlamentit Evropian

Një nga mbledhjet e Parlamentit Evropian

Parlamenti Evropian ka kritikuar fuqishëm zgjedhjet e fundit parlamentare në Bjellorusi, duke theksuar se ato kanë dështuar në përmbushjen e standardeve të shumta themelore të zgjedhjeve të lira e demokratike.

Përmes një rezolute të përkrahur sot nga grupet kryesore politike të këtij mekanizmi, ligjvënësit u zotuan se nuk do t’i njohin rezultatet e votimeve të 23 shtatorit.

Rezoluta gjithashtu thekson me keqardhje vendimin për tu refuzuar viza hyrëse anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Teksti u bën thirrje autoriteteve bjelloruse që t’i rishikojnë veprimet e tyre, të përmirësojnë legjislacionin zgjedhor dhe të mbajnë zgjedhje të reja parlamentare, të lira dhe të drejta.
XS
SM
MD
LG