Ndërlidhjet

logo-print

Ish-kandidati për president të Bjellorusisë kërkon azil në Britani


Andrey Sannikau

Andrey Sannikau

Raportohet se ish kandidati për president në Bjellorusi, Andrey Sannikau ka kërkuar azil politik në Britani të Madhe.

Gruaja e tij, Iryna Khalip, e cila ndodhet në Minsk, e ka konfirmuar lajmin sot për Radion Evropa e Lirë, por ka refuzuar të japë hollësi të tjera.

Ndërkohë motra e Sannikaut, Iryna Bahdanava, i ka thënë radios Evropa e Lirë se vëllau i saj aktualisht është duke jetuar në një banesë në Londër.

Sannikau ishte një kandidat i opozitës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010 në Bjellorusi. Ai u rendit zyrtarisht i dyti pas presidentit të tanishëm autoritar, Alyksandr Lukashenka.

Ai ishte arrestuar menjëherë pas zgjedhjeve dhe ishte dënuar me pesë vjet burgim, nën akuzat për organizim të protestave masive. Ai ishte falur dhe lëshuar nga burgu në muajin prill.
XS
SM
MD
LG