Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri i jashtëm i Indisë


S.M. Krishna - Ish ministër i Jashtëm i Tibetit
S.M. Krishna - Ish ministër i Jashtëm i Tibetit
Ministri i Jashtëm i Indisë ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij, përpara riorganizimit të Kabinetit nga kryeministri i vendit, Manmohan Singh, i cili pritet të ndodhë gjatë kësaj fundjave, njofton një zyrtar qeveritar.

Ky riorganizim pritet që ta përmirësojë imazhin e qeverisë indiane para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, një imazh që kohët e fundit është karakterizuar nga skandale të shumta, që përfshinin edhe disa ministra.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Indisë, S.M. Krishna, 80 vjeçar, i dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit të vendit, pas drejtimit të kësaj ministrie për më shumë se tri vjet.

Krishna nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë gjë. Ai pritet që të kthehet në vendlindjen e tij në Karnataka, për ta forcuar organizimin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG