Ndërlidhjet

Edhe një tibetian e djegë veten në shenjë proteste


Ilustrim
Ilustrim
Një farmer tibetian, rreth 20 vjeçar, ka ndërruar sot jetë pasi e dogji veten, në provincën kineze Gansu.

Lhamo Tseten është tibetiani i katërt që kryen vetëvrasje në këtë mënyrë, vetëm gjatë kësaj jave.

Fushata Ndërkombëtare për Tibetin, me bazë në SHBA, tha se djali e ka kryer këtë akt në shenjë proteste, para një ndërtese qeveritare dhe bazës ushtarake.

Rreth 12 tibetianë e kanë ndezur veten që nga marsi i vitit 2011, në shenjë proteste ndaj sundimit kinez në zonat e Tibetit.

Shumica e këtyre akteve kanë ndodhur në Provincën Gansu.
XS
SM
MD
LG