Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia: Nuk ka ndryshim marrëdhëniesh me Rusinë


Maia Panjikidze

Maia Panjikidze

Ministrja e re e Gjeorgjisë, Maia Panjikidze ka ripërsëritur sot para gazetarëve pozicionin e qeverisë lidhur me marrëdhëniet me Rusinë.

“Njëzetë përqind e territorit të Gjeorgjisë është i pushtuar nga Rusia dhe ky vend është duke e okupuar Gjeorgjinë. Rusia ka hapur dy ambasada në Tskhinvali dhe Sukhumi, dhe përderisa ky fakt nuk ndryshon, lidhjet diplomatike me Rusinë nuk do të rikthehen. Pavarësisht faktit se ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike, është e mundur që përmes dialogut, sikurse edhe qeveria e kaluar, të punojmë me Rusinë në sfera të ndryshme”, ka thënë Maia Panjikidze.

Pas luftës së shkurtër ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008, Moska njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, duke shkaktuar në këtë mënyë prishje të marrëdhënieve në mes të këtyre dyja vendeve.

Kryeministri i ri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili ka premtuar se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.
XS
SM
MD
LG