Ndërlidhjet

Rusi: Emigrantët e punës duhet ta dinë rusishten


Punëtorët emigrantë në Rusi (Pamje nga Arkiva)

Punëtorët emigrantë në Rusi (Pamje nga Arkiva)


Dhoma e ulët e Parlamentit Rus e ka miratuar sot në lexim të tretë një ligj që i obligon emigrantët e punës që të kenë njohuri të gjuhës ruse.

Sipas ligjit të ri, emigrantët e punës, që janë të angazhuar në Rusi në tregun e punës, në shërbimet sociale apo sektorët e mirëmbajtjes, duhet të kenë të paktën një niveli bazik të njohurive të rusishtes.

Për ta marrë lejen e punës, çdo emigrant që dëshiron të punojë në Rusi duhet ta kalojë një test të gjuhës dhe në këtë mënyrë e merr një certifikatë që e dëshmon nivelin e njohurive së tyre në rusisht.

Ky ligj do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti.

Rreth 160 qendra të testimit të gjuhës, që bëjnë shpërndarjen e këtyre certifikatave, janë hapur përgjatë Rusisë, për tu ofruar shërbime qindra mijëra punëtorëve nga Taxhikistani, Uzbekistani dhe Kirgizia, të cilët çdo vit hyjnë në Rusi për të kërkuar punë.
XS
SM
MD
LG