Ndërlidhjet

Britania thotë se “për momentin” është kundër sulmeve ndaj Iranit


David Cameron - Kryeministër i Britanisë së Madhe
David Cameron - Kryeministër i Britanisë së Madhe
Britania njoftoi sot se “për momentin” është kundër një sulmi ushtarak ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor, me arsyetimin se sanksionet ndaj këtij shteti po kanë efekt dhe se diplomacisë duhet dhënë më shumë kohë.

Këto komente vijnë pas një shkrimi në gazetën britanike “The Guardian”, ku thuhet se Britania kishte kundërshtuar planet e SHBA-së për t’i përdorur bazat e saj për mbledhjen e trupave në Gji, për shkak të paralajmërimeve ligjore se një sulm parandalues do të ishte i jashtëligjshëm.

Sipas “The Guardian”, këshillat ligjore thonë se Irani aktualisht nuk paraqet një kërcënim të qartë.

Ndërkohë, zëdhënësi i kryeministrit David Cameron u ka thënë gazetarëve se qeveria nuk beson se një sulm ndaj Iranit është veprimi i duhur për momentin, edhepse të gjitha opsionet mbesin ende në tavolinë.
XS
SM
MD
LG