Ndërlidhjet

Ndërrohet shifra e viktimave në Birmani, tani njoftohet për 64 të vrarë


Pamje nga trazirat në Rakhine (15 qershor 2012)

Pamje nga trazirat në Rakhine (15 qershor 2012)

Autoritetet në Birmani e kanë korrigjuar sot shifrën e personave të vrarë në gjashtë ditët e fundit në perëndim të vendit, nga 112 në 64 të vrarë.

Një zëdhënës i shtetit Rakhine, ku ndodhën luftimet, tha se shifra është ndërruar për shkak të gabimeve logjistike që ishin bërë më herët.

Dhuna filloi të dielën, kur pakica rohingias protestoi për shkak të mungesës së ndihmës dhe ushqimit në fshatrat e saj.

Dhuna pason luftimet e qershorit, në të cilat mbeten të vrarë dhjetëra njerëz dhe u zhvendosën dhjetëra mijëra të tjerë.

Vala e fundit e dhunës bëri që organizata kryesore islamike e Birmanisë të anulojë festimet për Bajram.
XS
SM
MD
LG