Ndërlidhjet

logo-print

Karzai: Sulmuesit e xhamisë - “armiq të Islamit”


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se sulmuesit e xhamisë në provincën Fariab janë “armiq të Islamit dhe njerëzimit”.

Dyzetenjë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur nga sulmi i së premtes. Shumica nga viktimat kanë qenë zyrtarë të lartë fetarë, që kremtonin Festën e Bajramit.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.

Komandanti i forcave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, gjenerali John Allen, ka dënuar po ashtu sulmin.

Ai ka ndodhur në vazhdën e një sërë sulmesh vdekjeprurësve në javët e fundit, që kanë pasur në shënjestër ushtrinë afgane, policinë dhe zyrtarët qeveritarë.

Më herët, Karzai ka përsëritur thirrjen e tij që talibanët t’i bashkohen qeverisë.
XS
SM
MD
LG