Ndërlidhjet

Berlusconi do të apelojë dënimin


Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.
Avokatët e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, pritet të apelojnë kundër dënimit të tij me burgim për shkak të mashtrimeve me taksa.

Mediat lokale thonë se apeli do të paraqitet më 10 nëntor dhe se mund të marrë disa vite kohë.

Të premten, një gjykatë në Milano ka dënuar Berlusconin me katër vjet heqje lirie, ndërsa më vonë e ka reduktuar në një, duke i ndaluar edhe mbajtjen e posteve publike për pesë vjet.

Gjykata po ashtu ka urdhëruar Berlusconin dhe bashkëpunëtorët e tij që t’iu paguajnë autoriteteve tatimore 10 milionë euro.

Ish-kryeministri italian ka kritikuar vendimin.

“Kam qenë i sigurt se do të lirohem nga një akuzë e tillë fiktive. Mund të them se ky vendim është i motivuar politikisht dhe është i patolerueshëm”, ka thënë Berlusconi.

Ky është dënimi i parë për Berlusconin, ndërsa ndodhet në gjyq edhe për akuzat se ka paguar për seks një të mitur.
XS
SM
MD
LG