Ndërlidhjet

logo-print

Në një javë, pesë tibetianë të vetëflijuar


Ilustrim

Ilustrim

Një 23-vjeçar është bërë tibetiani i pestë brenda javës që i ka vënë vetes flakën në Kinën perëndimore, për të protestuar kundër sundimit kinez.

Mësohet se Tsewang Kyab ka djegur veten në rrugën kryesore të qytetit Amuquhu.

Dhjetëra tibetianë janë vetëflijuar në rajonet e Tibetit qysh nga marsi i vitit 2011 për të protestuar kundër asaj që aktivistët e përshkruajnë si sundim i ashpër i Pekinit.

Ata bëjnë thirrje për kthimin e liderit shpirtëror të tyre, Dalai Lama, i cili ndodhet në mërgim.
XS
SM
MD
LG