Ndërlidhjet

Sandy lë Bahaman, rrezikon Bregdetin Atlantik


Ilustrim
Ilustrim
Uragani Sandy ka lënë Bahaman, pasi ka shkaktuar vdekjen e 40 personave në Karaibe.

Numri i viktimave në Haiti ka arritur në 26, derisa shirat dhe përmbytjet vazhdojnë.

Parashikuesit e motit në Shtetet e Bashkuara thonë se stuhia do të godasë Bregdetin Atlantik të martën.

Ka shqetësime se ai mund të përzihet me erëra dimri dhe të shkaktojë stuhi të fuqishme.

Disa parashikues kanë paralajmëruar se Sandy mund të jetë më shkatërues se uragani Irene i vitit të kaluar, i cili ka shkaktuar miliarda dollarë dëme në verilindje të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG