Ndërlidhjet

Talibanët vrasin pesë civilë


Afganistan
Afganistan
Raportet nga Afganistani thonë se pesë civilë janë qëlluar për vdekje në provincën Ghazni.

Burimet zyrtare thonë se militantët talibanë kanë ndaluar autobusin me të cilin udhëtonin civilët dhe i kanë vrarë.

Vrasjet ndodhin një ditë pas sulmit në një xhami të provincës Fariab, ku kanë humbur jetën 41 persona, shumë nga ta zyrtarë të lartë fetarë, të cilët falnin Kurban Bajramin.

Presidenti Hamid Karzai ka thënë se sulmuesit e xhamisë janë “armiq të Islamit dhe njerëzimit”.
XS
SM
MD
LG