Ndërlidhjet

Ashton e Clinton në Beograd më 30 tetor


Ashton dhe Clinton - foto arkivi
Ashton dhe Clinton - foto arkivi
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do të qëndrojnë në Serbi më 30 tetor, citojnë mediat serbe njoftimin e Qeverisë në Beograd.

Sipas një njoftimi të mëhershëm nga Brukseli, zyrtaret e BE-së dhe të SHBA-së do të takojnë presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, dhe kryeministrin Ivica Daçiq.

Ditë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit ka kumtuar se Clinton dhe Ashton do të vizitojnë Serbinë e Kosovën për të inkurajuar normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në Prishtinë dy zyrtaret pritet të qëndrojnë më 31 tetor.

Ato do të vizitojnë edhe vende të tjera të rajonit.
XS
SM
MD
LG