Ndërlidhjet

Ligjvënësit evropianë anulojnë vizitën në Iran


Bruksel

Bruksel

Pesë ligjvënës të Parlamentit Evropian kanë anuluar vizitën në Iran, pasi ky i fundit ka thënë se nuk do t’i lejojë ata që të vizitojnë dy aktivistë të burgosur.

Presidenti i PE-së, Martin Schulz, ka thënë se institucioni që ai drejton, megjithatë, “do të vazhdojë mbështetjen e tij për shoqërinë civile të Iranit”.

Parlamenti Evropian ka shpërblyer të premten me Çmimin Sakharov për Liri të Mendimit mbështetësen iraniane të të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh, dhe regjisorin Jafar Panahi.

Të dy ata ndodhen në burgun Evin pranë Teheranit.

Ligjvënësit evropianë kanë planifikuar t’iu dorëzojnë ftesat atyre për të ndjekur ceremoninë e marrjes së çmimeve në Starsburg, në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG