Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen tre liderë të opozitës ruse


Alexey Navalny

Alexey Navalny

Policia ruse ka arrestuar tre liderë të opozitës gjatë një proteste të paautorizuar në qendër të Moskës.

Korrespondentët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se bëhet fjalë për Alexei Navalnyn dhe Ilya Yashinin.

Lideri i frontit majtist, Sergey Udaltsov, ka shkruar në Twitter-in e tij se edhe ai është arrestuar.

Protesta e opozitës ishte organizuar në mbështetje të aktivistëve të arrestuar, përfshirë, Leonid Razvozzhayevin, i cili thotë se është rrëmbyer nga Ukraina dhe është sjellë me forcë në Moskë, në fillim të kësaj jave.

Mbështetësit e opozitës brohorisnin “turp” ndaj policisë, derisa autoritetet e rendit arrestonin Navalnyn dhe Yashinin.

Protestuesit kanë vazhduar marshimin, me gjithë paralajmërimin e policisë për t’u shpërndarë.
XS
SM
MD
LG