Ndërlidhjet

Të paktën 13 viktima të reja në Siri


Alepo - foto arkivi

Alepo - foto arkivi

Përleshjet e sotme në Siri kanë marrë jetë të reja, ndonëse palët ishin pajtuar për armëpushim.

Luftime dhe bombardime janë raportuar në Damsk, Alepo, Dara dhe Deir Ezor.

Aktivistët thonë se të paktën tetë njerëz janë vrarë në Damask nga sulmi ajror i ushtrisë. Ata kanë postuar një video amatore në YouTube, e cila tregon një grumbull rrënojash të shkaktuar nga shpërthimi.

Në Deir Ezor, aktivistët thonë se pesë njerëz janë vrarë nga shpërthimi i makinës bombë pranë një restoranti.

Televizioni shtetëror ka fajësuar “terroristët” për sulmin dhe ka thënë se ai ka shkaktuar dëme të mëdha në fasadën e një kishe të krishterë.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar për paqe, Lakhdar Brahimi, ka hyrë në fuqi të premten dhe është menduar të zgjasë gjatë katër ditëve të Festës së Bajramit.
XS
SM
MD
LG