Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina voton të dielën në zgjedhjet parlamentare


Kiev

Kiev

Ukraina po bën përpjekjet e fundit për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën.

Partia e Rajoneve e presidentit Viktor Yanukovych shpreson të mbajë shumicën në parlamentin 450 vendesh, kundrejt rivalit të saj, koalicionit të lideres opozitare, Yulia Tymoshenko, e cila ndodhet në burg.

Garuese e fortë vlerësohet të jetë edhe partia e kampionit botëror të boksit, Vitali Klitschko, njëherësh simpatizues i opozitës.

Në prag të zgjedhjeve, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, dhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i kanë bërë thirrje Yanukovychit të dëshmojë kredencialet e tij demokratike para botës, duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të së dielës do të përfshijnë ekipin prej 700 anëtarësh nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
XS
SM
MD
LG