Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Platforma për Kosovën s'do të mbetet sekret


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se publiku do të njoftohet me platformën për Kosovën, pasi për të të arrihet pajtimi.

Ai ka parlajmëruar se për këtë dokument do të ketë debat javën e ardhshme.

"Serbia duhet të dijë se çfarë propozon dhe jo vetëm çfarë nuk do", ka thënë Daçiq para gazetarëve në Beograd.

Sipas tij, në bisedimet me Prishtinën duhet bërë hapa të dukshëm përpara, por "një gjë e tillë nuk do të thotë se Serbia do të ndryshojë pozicionin për pavarësinë e Kosovës, sepse ajo vazhdon të jetë e papranueshme".

Daçiq ka përsëritur se "bisedimet duhet të jenë neutrale ndaj statusit të Kosovës".

Javën e kaluar, autoritetet e Serbisë janë mbledhur për të diskutuar platformën për bisedimet me Kosovën, por nuk kanë dhënë detaje për ecurinë e takimit.
XS
SM
MD
LG