Ndërlidhjet

Merkel apelon për rregullator më të mirë të tregjeve


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për një rregullator më të mirë të tregjeve financiare, vetëm tre ditë para se të takojë shefat e Bankës Botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të organizatave të tjera globale ekonomike në Berlin.

“Sipas mendimit tim, ne nuk jemi atje ku do të duhej të ishim. Ne kemi planifikuar të rregullojmë çdo qendër financiare, çdo aktor financiar, çdo prodhim financiar”, ka thënë Merkel në fjalimin e saj javor.

“Është bërë përparim i rëndësishëm, por rregullat nuk janë zbatuar kudo”, ka thënë Merkel.

Deklaratat e saj vijnë një ditë pasi Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për të mbrojtur më mirë investitorët në të gjithë industrinë financiare – propozime këto që tani shkojnë te Komisioni Evropian dhe udhëheqësit e BE-së.

“Reformat strukturore, ndonëse të dhimbshme, kanë nisur të kenë efekt”, ka thënë Merkel, duke cituar përparim në Irlandë, Spanjë, Portugali dhe Greqi.

Këto shtete po përballen me krizë të rëndë borxhesh.
XS
SM
MD
LG