Ndërlidhjet

Protesta në Romë kundër masave të kursimit


Romë - foto arkivi
Romë - foto arkivi
Mijëra demonstrues janë mbledhur sot në Romë, në mitingun që kanë organizuar sindikatat dhe partitë majtiste kundër masave të qeverisë për kursim.

Ata kanë mbajtur parulla me mbishkrimin “Monti largohu”, të drejtuara për kryeministrin Mario Monti.

Demonstratat janë mbajtur në praninë e një numri të madh policësh.

Kritikët e Montit thonë se ai ka dështuar të nxisë rritjen ekonomike dhe se me taksat e larta dhe imponimet e tjera po ngufat popullsinë.

Shkalla e papunësisë në Itali është 10.7 për qind, por kjo përqindje është shumë më e lartë në mesin e të rinjve.
XS
SM
MD
LG