Ndërlidhjet

Kanada: Tërmet i fuqishëm në pjesën bregdetare


Pamje nga British Columbia në Kanada
Pamje nga British Columbia në Kanada
Raportohet se një tërmet i fuqishëm me intensitet 7.7 shkallë e ka goditur bregdetin perëndimor të Kanadasë.

Tërmeti i ka dridhur ishujt Queen Charlote në British Columbia.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale ose dëme materiale.

Shërbimi Kombëtar për Motin ka dhënë alarm për cunami për territoret bregdetare të ishujve British Columbia dhe për Alaskën jugore.

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara në Alaskë ka thënë se po përpiqej t’i informonte njerëzit me anije në det për tu përgatitur për cunamin potencial.
XS
SM
MD
LG