Ndërlidhjet

Ukrainë: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Një vendvotim në Kiev të Ukrainës
Një vendvotim në Kiev të Ukrainës
Në Ukrainë sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat zgjedhen 450 deputetë.

Analistët presin që partia në pushtet e presidentit Viktor Yanukovich, Partia e Rajoneve, do ta mbajë shumicën në parlament, megjithë pakënaqësinë në rritje në opinion ndaj qeverisë lidhur me politikat për tatime dhe pensionistë dhe për dështimin e saj që ta ndalë korrupsionin.

Liderja opozitare në burg, Yulia Tymoshenko, ka kërkuar nga votuesit, që të mos votojnë për partinë e Yanukovichit, pasi, sipas saj, në Ukrainë do të ketë “diktaturë” nëse ai fiton.

Partia e Atdheut e zonjës Tymoshenko do të garoj për vota edhe me partinë UDAR të kampionit botëror në boks, Vitaly Klitchko, i cili ka premtuar çrrënjosjen e korrupsionit në Ukrainë, që ka 46 milionë banorë.
XS
SM
MD
LG