Ndërlidhjet

Siri: Armëpushimi hyri në ditën e tretë


Pamje pas një shpërthimi në Damask ditën e premte

Pamje pas një shpërthimi në Damask ditën e premte

Armëpushimi ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve në Siri, sot ka hyrë në ditën e tretë.

Por, në dy ditët e para, megjithatë, ka pasur shkelje të shumta të armëpushimit nga të dy palët.

Aktivistët thonë se së paku 70 vetë janë vrarë dje, derisa trupat qeveritare dhe kryengritësit luftuan në disa pjesë të këtij vendi, përfshirë qytetet Alepo, Deir al-Zar dhe disa lagje të kryeqytetit Damask.

Sips raporteve, aeroplanët luftarakë sirianë e kanë shkatërruar një ndërtesë në lagjen Arbin të Damaskut, duke i vrarë tetë vetë.

Të premten ishte raportuar për vrasjen e 150 vetëve nga dhuna.

Armëpushimi katërditësh gjatë festës së Bajramit ishte ndërmjetësuar nga i ndërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, si një hap kah përfundimi i konfliktit 19 mujor, nga i cili janë vrarë mijëra njerëz.

Një armëpushim i mëparshën në muajin prill pat dështuar.
XS
SM
MD
LG