Ndërlidhjet

logo-print

Papua Guinea e Re konfirmon zyrtarisht njohjen e Kosovës


Ministria e jashtme e Kosovës ka konfirmuar se Papua Guinea e Re, përmes një letre dërguar kryeministrit, Hashim Thaçi nga homologu i tij, Peter O'Neill, ka konfirmuar vendimin për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Në letër thuhet se njohja vjen si rezultat i bisedave të vazhdueshme që ka pasur në dy vjetët e fundit ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe qeverive.

“Dua t’i referohem bisedimeve që qeveritë e dy vendeve tona kanë pasur gjatë dy vjetëve të fundit, dhe të shpreh vlerësimin për mundësinë që këto bisedime na kanë dhënë të shkëmbejmë vështrimet për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Papua Guinea e Re”, thuhet në letrën dërguar kyeministrit Thaçi.

Në këtë letër, kryeministri Peter O'Neillk, konfirmon vendimin e Qeverisë së tij për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Papua Guinea e Re (Papua New Guinea) shtrihet në Oqeani, në pjesën juglindore të Oqeanit Paqësor. Me një popullsi mbi 6 milionë banorë, kryeqyteti i Papua Guineas së Re është Port Moresby dhe është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1975.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së jashtme janë emrat e 91 shteteve që e kanë njohur deri tash Kosovën.
XS
SM
MD
LG