Ndërlidhjet

FOL: Qeveria nuk e ka luftuar korrupsionin


Lëvizja FOL ka publikuar sot një analizë lidhur me ndikimin e vendimeve të qeverisë në luftë kundër korrupsionit gjatë viteve 2010-2011.

Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, tha se prej vitit 2008 e deri më tash, prioriteti kryesor i qeverisë Thaçi është thënë të jetë luftimi dhe parandalimi i korrupsionit.

“Mirëpo, arsyeja që është përsëritur e ripërsëritur kaq shumë, është pikërisht se luftimi i korrupsionit s’ka qenë asnjëherë prioritet i kësaj qeverie. Nëse luftimi i korrupsionit do të ishte njëmend prioritet i kësaj qeverie, atëherë niveli i korrupsionit në institucionet publike do të bëhej i pavërejtshëm dhe Kosova nuk do të renditej më si vendi më i korruptuar në Evropë”, ka thënë ai.

Ky hulumtim politikash, sipas Lëvizjes Fol, dëshmon mungesën e seriozitetit të qeverisë që të nxjerrë vendime të qëndrueshme në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. Të gjashtë vendimet e analizuara, dy të nxjerra për konsolidimin e kornizës institucionale dhe katër sosh për kompletimin e kornizës ligjore anti-korrupsion, tregojnë mungesën e përgjithshme të ndikimit, që do të duhej ato të kishin në uljen e shkallës së korrupsionit në institucionet publike.
XS
SM
MD
LG