Ndërlidhjet

SHBA: Cunami e goditi Havain


Pamje e Havait
Pamje e Havait
Një cunami me valë të ujit afro një metër e ka goditur sot shtetin amerikan Havai, pas një tërmeti, që mbrëmë vonë, e kishte tronditur bregun perëndimor të Kanadasë.

Afro 100 mijë njerëz kanë lëvizur brenda Havait, në pritje të cunamit, i cili ishte më i vogël se sa parashikohej.

Megjithatë, janë të mundshme valë të tjera, por alarmi për cunami në këtë shtet është tërhequr, duke u shndërruar në këshillë.

Tërmeti me intensitet 7.7 shkallë, që i goditi ishujt British Columbia në Kanada, është pasuar edhe nga disa dridhje të tjera.

Këshillë për cunami është dhënë edhe për pjesën veriore të Kalifornisë dhe për Oregon, në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG