Ndërlidhjet

Nikolliqi festoi në Kumanovë, Hoxhaj e dënoi vizitën


Pamje nga Shhkupi
Pamje nga Shhkupi
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, tha sot në Kumanovë, gjatë shënimit të 100 vjetorit të Betejes së Kumanovës, se manifestimi në Maqedoninë mike është shprehje e respektit dhe përkujtimit për njërën nga fitoret më të rëndësishme, me të cilat ka filluar kthesa civilizuese në historinë e Ballkanit, të Evropës dhe të Botës.

“Sot problemet nuk zgjidhen me armë por me mendje, vullnet dhe mençuri”, tha Nikolliq, dhe shtoi se Serbinë e presin luftëra të tjera me peshë të rëndësishme historike.

Por, Prishtina i ka dënuar ashpër mesazhet e vizitës së Nikolliqit në Kumanovë

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se vizita e Nikolliqit në Kumanovë, “nuk i shërben as paqes, as stabilitetit, e as të ardhmes të ardhmes evropiane”.

“Qëllimi i kësaj vizite dhe koha e realizimit, bashkë me mesazhet e përcjella me këtë vizitë, padyshim që nuk i shërbejnë as paqes, as stabilitetit dhe as të ardhmes evropiane të vendeve të rajonit”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, “festimi i datave të betejave ballkanike, që në karakter kanë qenë luftëra pushtuese e jo çlirimtare, tregojnë se në Serbi edhe më tutje ka një tendencë për kultivimin e një kujtese morbide, meqë ne e dimë, që viktima të këtyre luftërave kanë qenë qytetarë të pafajshëm, gra e fëmijë shqiptarë”.
XS
SM
MD
LG