Ndërlidhjet

Kosovë: Delegacioni i Kuvendit e viziton Britaninë


Kuvendi i Kosovës gjatë një seance

Kuvendi i Kosovës gjatë një seance

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do ta kryesoj një delegacion parlamentar, në vizitën në Britani.

Vizita realizohet me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, kryetarit të Lordëve të Parlamentit Britanik, dhe kryetarit të Grupit Britanik në Unionin Ndër-parlamentar.
Krasniqi dhe delegacioni kosovar do të qëndrojnë atje nga data 29 tetor deri më 1 nëntor, njoftoi Zyra për Media e Kuvendit.

Delegacioni parlamentar i Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me anëtarë të tjerë të komisioneve të ndryshme parlamentare të Parlamentit Britanik të dy dhomave.

Një takim të veçantë, sipas njoftimit, do ta zhvillojë edhe me kryetaren e Kuvendit të Londrës, Jennette Armold.
XS
SM
MD
LG