Ndërlidhjet

Daçiq: Në takimet me Clintonin dhe Ashtonin - edhe Nikolliqi


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se në takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jasahtme dhe siguri, Catherine Ashton, më 30 tetor në Beograd, do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

“Kjo bisedë do të jetë hap mëtutje në integrimet evropiane të Serbisë”, u tha Daçiq gazetarëve në Kumanovë të Maqedonisë, ku mori pjesë në 100 vjetorin e Betejës së Kumanovës.

Sipas tij, në këto bisedime me zyrtaret e larta Clinton dhe Ashton, nuk do të shqyrtohet platforma e Serbisë për bisedime me Kosovën.

Zoti Daçiq vlerësoi se nga bisedimet e reja me Prishtinën pritet gjetja e modalitetit të përbashkët për zgjidhjen e të gjitha çështjeve kontestuese për të gjitha palët, që marrin pjesë në këtë proces.
XS
SM
MD
LG