Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet kundër shiitëve, së paku 35 të vrarë


Pamje ku shihet një makinë e dëmtuar pas një eksplodimi të mëparshëm në lagjen Sadër Siti të Bagdadit
Pamje ku shihet një makinë e dëmtuar pas një eksplodimi të mëparshëm në lagjen Sadër Siti të Bagdadit
Nga sulmet, që për cak kishin kryesisht myslimanët shiitë në Irak, janë vrarë së paku 35 vetë.

Sulmi më vdekjeprurës u bë të shtunën mbrëma në lagjen Sadër Siti të Bagdadit, që është e banuar me popullatë shumicë shiite.

Policia tha se një veturë e mbushur me material shpërthyses, eksplodoi afër një tregu, duke vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur 27 të tjerë.

Pak më vonë, një bombë eksplodoi në stacionin e autobusëve në Sadër Siti, duke vrarë 10 dhe plagosur 31 vetë.

Më herë gjatë ditës së shtunë, një bombë shpërtheu afër një hapësire të përgatitur për festimin e Bajramit, në lagjen Bawiya, në lindje të Bagdadit, me ç’rast u vranë tetë persona, përfshirë edhe katër fëmijë.

Në këtë sulm ishin plagosur 24 vetë.

U shënua edhe rasti i eksplodimit të një bombe në autobusin me pelegrinë shiitë iranianë, nga i cili u vranë pesë vetë dhe u plagosën nëntë të tjerë.
XS
SM
MD
LG