Ndërlidhjet

logo-print

Jemen: Nga sulmi ajror amerikan – tre të vrarë


Aeroplani pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Aeroplani pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara

Nga tri sulme të ndara me aeroplanë pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në pjesën veriore të Jemenit, janë vrarë tre vetë, kanë thënë sot zyrtarë lokalë dhe liderë fisnorë.

Mendohet se dy nga personat e vrarë janë shtetas të Arabisë Saudite.

Në disa raporte është pretenduar se komandanti lokal i al-Kaidës, Hadi al-Tais, ishte cak i sulmeve.

Megjithqë, aeroplanët amerikanë pa ekuipazh shpeshherë i kanë sulmuar caqet e militantëve në pjesën jugore të Jemenit, ky është raporti i parë për sulm të tillë në territorin afër kufirit me Arabinë Saudite.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë komente lidhur me këto raporte.
XS
SM
MD
LG